Chelsea ofertë të dytë Modricit

Mediat angleze raportojnë se Chelsea ka bërë një ofertë të dytë në drejtim të superyllit të Tottenhamit, Luka Modric.

The Daily Express tregon se natën e fundit Chelsea ka ngritur ofertën për lojtarin kreativ kroat në 25 milionë funte.

Tottenhami ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat që ishte 22 milonë funte por Abramovich nuk dëshiron të dorëzohet dhe kështu ka bërë edhe ofertën e dytë për lojtarin.

Është vet Modric i cili sot ka thënë se dëshiron të largohet nga Tottenhami në drejtim të një klubi më të madh.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment