Deri më tani nga numërimi i fletëve të kontestuara në njësinë bashkiake numër 1 dhe 2 në kryeqytet, kryeson me 92 vota kandidati demokrat Lulzim Basha.
Sipas kryetarit të këtij komisioni Arben Ristani pas pushimit të drekës, sapo të nisi mbledhja e pasdites, pritet të fillojë numërimi i fletëve të votimit të njësisë bashkiake numër 3, nga e cila do të shqyrtohen 118 kuti.
Lidhur me numërimin e votave që po bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi edhe selia rozë nëpërmjet deputetit Eduard Shalsi, ku ai procesin e rinumërimit nga ky komision e cilësoi si një tjetër shfaqe të shëmtuar të KQZ, duke shtuar se u panë urdhra që nuk u mbështetën aspak në ligj.
Më tej ai theksoi se Kryeministri Berisha po përdor çdo mjet antidemokratik dhe antiligjor për të kthyer humbësin në fitues.
Gjithsesi numërimi i kutive të votimit dhe fletëve të kontestuara mund dhe të shkaktojë ndryshim rezultati, gjithsesi aktualisht kandidati socialist Edi Rama është në disavantazh.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment