AAK fajëson institucionet për rezultatet e maturantëve.

Një ditë pas shpalljes së rezultatit të provimit shtetëror të maturës, eksperti për çështje të arsimit në AAK, Jonuz Salihaj, kritikoi, ministrinë e arsimit për menaxhim të dobët të këtij procesi. Ai tha se si rezultat i këtij menaxhimi, cilësia e arsimit në Kosovë është jashtë standardeve evropiane.

Sipas Salihajt, po të menaxhohej më mirë procesi i testimit, rezultati do të ishte edhe më i ulët se 42 për qind sa ka dalë sivjet. Kjo është shumë shqetësuese për sistemin tonë arsimorë, tha ai, duke shtuar se edhe rezultati i tanishëm nuk është i besueshëm, pasi është shoqëruar me parregullsi të shumta.

Salihaj propozoi krijimin e një qendre kombëtare për vlerësim të jashtëm, e cila do të vepronte e pavarur e jo në kuadër të Ministrisë së Arsimit, njofton RTK. “Sistemi ynë arsimorë ka edhe shumë dobësi të tjera, duke filluar që nga siguria në shkolla, mosmiratimi i ligjit për arsimin parauniversitar, kurrikulumi i papërfunduar, e të tjera”. 

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment