“Nostalgji për Tiranën” në pikturat e një tiranasi të vjetër

Serxh Petrela ka hedhur në telajo për veten dhe të gjithë nostalgjikët traditën e kryeqytetit shqiptar.
“Nostalgji për Tiranën”, kështu e ka titulluar ekspozitën e tij të piktures , të çelur në fundjavën e artit në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit tha se në këto punime artistike, evidentohet një sistem vlerash të jashtëzakonshme dhe që e lidh me dashurinë për familjen, dashuria për qytetin ku është lindur piktori dhe të gjithë paraardhësit e tij kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Punimet e piktorit Serxch Petreta janë të ekspozuara si në Europë, por edhe në Britani e SHBA, të cilat formalizojnë një cikël të jashtëzakonshëm peisazhesh, natyrë e qetë të përshkruara thellësisht nga nostalgjia për qytetin e tij.
Ndërsa ekspozimin e punës së tij në ambjentet e kuvendit, vetë piktori e cilësoi se një pikë kulminante në jetën e tij artistike.
(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment