Ylli kroat deklaroi se dëshiron të transferohet në Chelsea, por nuk do të paraqesë kërkesë për largim nga White Hart Lane.
Mirëpo, Levy tha: “Dua të sqaroj atë që kam thënë gjithmonë. Asnjë futbollist kryesor i ekipit nuk do të shitet gjatë kësaj vere. Jemi duke ndërtuar një skuadër për të ardhmen që vazhdimisht luan në shkallën më të lartë dhe qëndrimi i futbollistëve kryesorë është vendimtar në këtë. Sa i përket Luka Modricit, nuk duam ta shesim për çfarëdo çmimi në Chelsea ose cilindo klub tjetër”.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment