Media “heton” mesazhet e Sarah Palin

Gazetarë dhe agjenci të ndryshme të lajmeve në SHBA po investohen në hetimin e mbi 24 mijë faqe e-maile të dërguara nga kandidatja për zv/presidente, Sarah Palin gjatë kohës kur mbante postin e guvernatores së Alaskës.

Bëhet fjalë për e-maile të dërguara para vitit 2008, kur ajo u zgjodh për të qenë kandidate për zv/presidente të Shteteve të Bashkuara.

Dokumentet u bënë publike të printuara nga autoritetet e Alaskës në mbi 24 mijë faqe.

Nga ana e saj, ish-guvernatorja Palin tha se sasia e madhe e e-mail të dërguar, e përkthyer në faqe të printuara mbi 24 mijë copë, vetvetiu tregon përkushtimin e saj në kryerjen e detyrës.

Autoritetet thanë se nga publikimi janë censuruar mesazhet që përfshihen si “sekrete” nga administrata dhe ato personale.

Sarah Palin konsiderohet si një kandidate e fuqishme në kampin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment