
Bashkimi Europian i kërkoi dje Shqipërisë që të shtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe ta shohë këtë si një përpjekje të pandalshme në rrugën e zhvillimit. Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Etore Sequi, deklaroi se goditja e kriminalitetit është pjesë e detyrave që Tirana zyrtare duhet të kryejë deri në muajin Nëntor, për të marrë statusin e kandidatit.
Ambasadori Sequi i bëri këto komente në një takim me drejtues të ministrisë së Brendshme, ku u njoftua se misioni europian i asistencës policore “PAMECA” zgjati për herë të tretë mandatin e qëndrimit në Shqipëri, për të ndihmuar forcimin dhe reformimin e forcave shqiptare të rendit.
(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment