Këto dy javët e fundit kanë qenë të mbushura me thash etheme për një ndarje të mundshme mes tyre. Çifti simpatik i “Big Brother 3”, Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti, kanë pësuar gjatë kohëve të fundit një krisje në marrëdhënien e tyre, krisje kjo e pariparuar ende.
Burime pranë çiftit tregojnë për “Bluetooth” se gjatë gjithë kësaj jave çifti ka qenë i ndarë, ndërkohë që vetëm ditëve të fundit janë takuar për të sqaruar problemet me njëri-tjetrin, por siç mësohet edhe ky takim nuk ka rezultuar fort i frytshëm. Tashmë marrëdhënia e tyre është mjaft e nderë dhe ndonëse për median nuk e kanë pranuar ndarjen, është e sigurt që kjo ndarje e parë, do të pasohet nga një tjetër pas pak kohësh, e cila ndoshta do të jetë definitive. Çifti simpatik i “BB3”, i njohur për dashamirësinë e madhe që ka në publik, i ka surprizuar të gjithë fansat me këtë lajm. Ka qenë Bertina në fakt ajo që ndezur alarmin përmes ndryshimit të statusit nga “in a relationship” në “single”, pavarësisht se në një komunikim me gazetën e ka mohuar në mënyrë kategorike ndarjen.
Arsyeja :Ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë çuar çiftin në këtë vendim, por siç mësohet ajo që ka vendosur për ndarjen e përkohshme ka qenë Bertina, e cila ka kërkuar gjithashtu në një kohë të afërt edhe ribashkimin, përmes një darke në shtëpinë e saj. Se si do të shkojnë më tej gjërat mes çiftit, mbetet për t’u parë në javët në vijim, kur ndoshta ndonjë prej tyre edhe mund të prononcohet.
(vipat.info)
No comments:
Post a Comment