Sikurse në tërë industrinë e modës që secili vit na sjell mrekulli me dizajnet e ndryshme, ashtu edhe prodhimtaria e çantave të dorës si pjesë e kësaj industrie, vazhdimisht na sjell modele interesante dhe të bukura.
Çanta përpos rolit të saj shumë funksional për mbajtjen e gjërave të rëndësishme personale të secilës femër, e po ashtu edhe te meshkujve, ajo tashmë ka kaluar edhe në pozitën e një elementi jashtëzakonisht të rëndësishëm për zbukurim.
Sigurisht kur flasim për rëndësinë e saj nga perspektiva e zbukurimit duhet të ndalojmë te ajo se si duket çanta: e madhe, e vogël, ngjyrë e ndritshme apo monotone. Secili vit sjell trendet e tij, ashtu edhe 2012 do të na sjell çanta shumë atraktive.
Në vazhdim keni disa modele trendi për 2012 nga Jason Wu, etj. ku mund të shihni që kryesisht kemi çanta të madhësive mesatare, me tendencë nga ato më të vogla, pra nuk e kemi stilin që e kishim vitet e kaluara, ku kishim çanta më të mëdha.
Ndërsa, sa i përket ngjyrave, janë po ato baza që kemi edhe tek veshjet e këtij viti.

(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment