Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit. Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati demokrat, Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.Vetë zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford ishte dje i pranishëm në KQZ.
Të dhënat e mbledhura nga numërimi i votave të kontestuara përpunohen nga Drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit në KQZ dhe pasqyrohen më pas në projektaktin, që pritet të miratohet sot nga Komisioni.
Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi dje se shifrat e dala këto 5 ditë do të përpunohen dhe më pas do tu shtohen tabelës përmbledhëse të rezultateve. Zëdhënësi i KQZ theksoi se procesi i numërimit të votave të hedhura gabim në kutitë e 11 njësive bashkiake të Tiranës ka qënë transparent dhe i sigurt. Përfaqësuesit ligjor të PS-së e cilësuan Procesin “qesharak, të deformuar dhe me parregullsi” .
(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment