Klinton paralajmëron eskalim të krizës në kufirin turko-sirian

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Siria që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Turqinë, duke thënë se ka rrezik të përshkallëzimit të krizës.
Klinton iu tha gazetarëvë në Uashignton se SHBA po diskuton situatën me zyrtarët e aleates në NATO, Turqisë. Ajo e përshkruajti situatën si të paqëndrushme dhe ?shqetësuese? dhe i kërkoi ushtrisë siriane që menjëherë t?i përfundojë sulmet dhe provokimet në rajon. Klinton tha se afrimi në kufi i forcave siriane rrit mundësinë për përleshje kufitare. Turqia tha se ministrat e jashtëm të Turqisë dhe të Sirisë janë konsultuar në lidhje me situatën në një bisede telefonike. Mijëra sirianë kanë kaluar në Turqi në përpjekje për t?i ikur forcave ushtarake, të cilat po shtypin lëvizjen tremujore të opozitës kundër regjimit të Bashar al Asadit.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment