Familja Glazer, që është aktualisht pronare e Manchester United, dëshiron që klubi i tyre të jetë top-përfituesi , duke parë që marrëveshja e tyre e fundit është tejkaluar në vitet e fundit.
“Klubi ka bërë përpjekje të mëdha nga ana tregtare në 12 muajt e fundit, por marrëveshja e fanelave është vërtetë e madhe”, u shpreh një person i lidhur me United.
Ndërkohë, United do të fillojë projektin për “spitalin virtual”, që ka vlerë prej 25 milionë £ (27.7 milionë € ) në vendin ku ata stërviten, Carringhton, përderisa familja Glazer ka aprovuar fillimin e këtij projekti.
Spitali do të përfshijë njësi të re sportive të shkencës, pajisje rehabilitimi dhe top-klas fitness, palestra, përderisa janë duke shikuar mjetet e fundit nga Rezonanca Magnetike, Tomografia Kompjuterike për të bërë vlerësime mjekësore në çast.
(www.lajmesport.com)
No comments:
Post a Comment