Duam te jemi te nxire dhe kjo te zgjase edhe disa jave pas pushimeve. Qe kjo enderr te behet realitet, duhet te marrim sa me shume multivitamina.
Vitaminat dhe karotenoidet rrisin sitezen e melanines, këte melanine qe na nxin dhe mbron epidermen nga dielli. Kete tregojne rezultatet e nje studimi shkencor te bere nga mjeku Jean-Pierre Césarini, ne Paris. Ky studim tregon se marrja e karotenit rrit me 29% sintezen e melanines, filtrit kryesor natyral kunder rrezeve ultra-violet. Ne te njejten kohe nese qelizat demtohen nga dielli prodhojne me pak proteina 53. Per ta permbledhur: sa me shume karotenoide antioksidues te kemi ne gjak dhe ne trupin tone aq me shume mbrohemi nga rrezet ultra-violet dhe sigurisht qe do te nxihemi me shume.
Ku mund t’e gjejme vitaminat e duhura, seleniumin dhe beta-karotenin
• Seleniumi
Seleniumi eshte nje oligio-element qe gjendet tek mishi, frutat e detit, perimet, djathi dhe tek te gjitha ushqimet qe kane proteina. Ai te mbron nga dielli i forte, te ndihmon te nxihesh dhe ngadalëson plakjen. Qe te gjitha keto te japin rezultat duhet qe te pakten te konsumoni 200 gr perime ne dite. Pjesa me e madhe e te rriturve dhe sidomos duhanpirësit kane me shume mungesa duke qene se nikotina nxit aktivizimin e qelizave, te cilat kane me shume nevoje per selenium per te funksionuar mire.
• Beta-karoteni
Karotenoidet jane pigmente natyrale qe gjenden tek frutat dhe perimet. Ato rritin imunitetin dhe kontribojne ne rigjenerimin e qelizave. Karrotat, bizelet, spinaqi jane disa nga ushqimet e pasura me beta-karoten.
• Vitamina A
Vitamina A eshte vitamina e pare e zbuluar ne vitin 1913. Ajo absorbohet nga lipidet. Kjo vitamine gjithashtu parandalon kancerin e lekures dhe ndihmon ne rigjenerimin e qelizave te vdekura.
• Vitamina C
Vitamina C ndihmon shume per mosplakjen e lekures. Ajo gjendet shume tek frutat sic jane kivit, portokalli, limoni, tek spinaqi, domatet, peshku. etj
(www.sekretebukurie.com)
No comments:
Post a Comment