Indi, kush sterilizohet merr një makinë

Zyrtarët e shëndetësisë në Indi kanë nisur një fushatë të re në përpjekje për të reduktuar rritjen e lartë të popullsisë. Ata po inkurajonë si meshkujt ashtu edhe femrat për të dalë vullnetarë për sterilizim, dhe në këmbim të kësaj po ofrojnë një makinë dhe çmime të tjera.

Në mesin e shpërblimeve në ofertë është edhe makina më e lirë në botë, që quhet Tata Nano.

Qeveria po shqetësohet për rritjen e popullsisë në Indi. Pritet që ajo të kalojë atë të Kinës në vitin 2030. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment