Tërmet 6,9 ballë godet Perunë, të paktën 83 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6,9 ballë të shkallës Rihter tronditi sot rajonin Ica në perëndim të Pereusë.

Tërmeti ka shkaktuar panik në Lima dhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, njoftuan autoritetet vendase.

Epiqendra e tërmetiti u lokalizua në oqeanin Paqësor, 117 kilometra në jugperëndim të qytetit Ica, kryeqendra e provincës me të njëjtin emër, ku janë regjistruar të paktën 83 të plagosur dhe shkatërruar rreth 130 shtëpi, shtuan autoritetet.

Ai u ndje shumë deri në kryeqytet, ku banorët u pushtuan nga paniku duke lënë shtëpitë dhe punën për të dalë në rrugë.

Qendra e alarmit për cunami në Paqësor, me bazë në Havaji, në Shtetet e Bashkuara, nuk dha asnjë njoftim për cunami.
(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment