Apple rifreskon në heshtje linjën MacBook Pro

Linja MacBook Pro e Apple ka pranuar një përditësim të heshtur gjatë ditës së hënë, të përcjellë me procesor të rinj dhe me kapacitet më të madh të diskut. Shpejtësia dhe kapaciteti i diskut ndryshojnë në varësi të modelit MacBook pro dhe disa modele gjithashtu kanë pranuar përditësime për ofertat e tyre grafike.
13 inçëshi MacBook Pro ka përfituar procesor që shkojnë deri në 2.4 Ghz Dual Core Intel Core i5 dhe 2.8 Ghz Dual Core Intel Core i7, që më parë në ofertë kishte vetëm modelet 2.3Ghz dhe 2.7GHz. Makinat gjithashtu kanë përjetuar rritje të kapacitetit të diskut nga 500 GB dhe 750GB. 15 inçëshi, në anën tjetër ka kaluar në 2.2Ghz dhe 2.4 GHz Core i7, nga 2.0 dhe 2.2 Ghz sa ishte më parë, duke ofruar grafikë AMD Radeon HD 6750M për modelin më të lirë dhe 6770 M për modelin më të fuqishëm.

Dhe më i madhi, 17 inçëshi MacBook Pro tani ofron një 2.4 Ghz apo 2.5 Ghz Core i7, krahasuar me 2.2 Ghz që ofronte më parë. Ai ka AMD Radeon HD 6770 M me të njëjtin kapacitet disku sikurse modeli 15 inç.

Përditësimet janë relativisht minore por ata që kanë qenë duke qëndruar larg së blerit një MacBook Pro nuk do të kenë mundësi për tu ankuar. Çmimet mbesin të njëjta, dhe fillojnë prej 1,199 $ për modelin MacBook Pro 13 inç dhe shkojnë deri në 2,499 dollarë për versionin 17 inç. /pcworldalbanian

No comments:

Post a Comment