Windows 7 është sistemi operativ më i përdorur në botë

Sipas të dhënave të StatCounter nga tetori i këtij viti, Windows 7 tejkaloi Windows Xp dhe u bë sitemi operativ më i përdorur në botë.

Produkti i Microsoft i cili është prezent në 40,21 përqind të kompjuterëve në botë, zvogëloi hisen e Windows XP në 38,64 përqind. Sistemi operativ Windows ishte prezentuar para 2 viteve.

Microsoft, ndoshta nuk është edhe aq i sukseshëm në platformën mobile, por është kompania më e sukseshme në tregun e kompjuterëve personal, sepse me 11,25 perqindë në vendin e tretë ndodhet edhe Windows Vista. Pas këtyre tri pozitave vjen Mac OSX në vendin e katërt me 7,24 përqind, kurse vendi i pestë i takon sistemit operativ Linux me 0,82 përqind me pjesamarje në tregun botëror.

No comments:

Post a Comment