Jemi me fat që kemi Ronaldon

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka lavdëruar paraqitjen fantastike të asit portugez, Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Sevillës. Ronaldo është kthyer në një lojtar kyç i Real Madridit. "Në sulm golat shënohen nga Benzema, Higuain apo Ronaldo. Ne jemi me fat që i kemi ata në ekip".

"Ekipi i Malagas tentoi të reagojë pas pjesës së parë, pasi ne ishim më të relaksuar".

"Sidoqoftë, ne luajtëm mjaft seriozisht nga fillimi dhe e kemi ditur se çfarë duhet të bëjmë ndaj një kundërshtari të vështirë", u shpreh Ramos. (albeu.com)

No comments:

Post a Comment