Spanja arrin kulmin e papunësisë me 21.29 për qind të papunë


Papunësia në Spanjë duket se po arrin shifra të frikshme. Sipas statistikave të bëra publike nga qeveria spanjolle, 21.29% e popullsisë është e papunë. Kjo përqindje përkthehet ndryshe në 4.9 milion banorë. Disa analistë të ekonomisë shprehen se shifrat mund të jenë akoma dhe më të frikshme duke i kaluar 5 milion.

Gjysma e fëmijëve shqiptarë, janë objekt dhune

"Pesëdhjetë e shtatë për qind e fëmijëve shqiptarë të moshës dy deri në 14 vjeç janë objekt i dhunës psikologjike dhe fizike", bën të ditur raporti i UNICEF, " Gjendja e fëmijëve ne botë" për tre muajt e parë të 2011-ës. Një fakt ky që është pohuar nga vetë fëmijët gjatë takimeve të tyre me punonjës të World Vision në Shqipëri, teksa kanë treguar histori dhune nga jeta e tyre.

Viti 2010, bankat dhe individët qarkulluan 202 miliardë lek

TIRANË- Bankat dhe qytetarët shqiptarë qarkulluan rreth 202 miliardë lek përgjatë vitit të shkuar. Kjo shumë është e ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme si dhe në monedha, të cilat sigurisht përbëjnë pjesën më të vogël në vlerë.

Benzina arrin rekordin, 181 lekë për litër



Çmimi i naftës dhe benzinës kanë njohur rritjen tjetër më të madhe gjatë ditëve të fundit duke kaluar të 180 lekët në pika të caktuara të shitjes me pakicë në vend. Përdoruesit e makinave nuk u kanë besuar syve dje kur në tabelat e karburanteve një litër benzinë kushtonte 181 lekë, ndërsa një litër naftë shënonte 175 lekë.

Berisha në Gjirokastër: Zgjedhjet t'i shndërrojmë në fitore për qytetarin

“Aleanca për qytetarin” ka prezantuar sot pasdite në Gjirokastër, kandidatin e saj Genci Sinoimeri. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryeministri, Sali Berisha. Në fjalën e tij, Kreu i qeverisë, u dha fjalën banorëve se në katër vitet që vijnë, fitoren e 8 majit të këtij kandidati do shndërrohet në një sukses dhe arritje për çdo Gjirokastrit dhe Gjirokastrite.

Tiranë, Rama: Vota juaj, ndëshkim ndaj talljeve të qeverisë

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeherazi dhe kandidat për këtë post në zgjedhjet vendore, Edi Rama ka zhvilluar sot paradite një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 4 në kryeqytet.

Më 4 maj përfundon afati për regjistrimin e partive të pavarura

SHKUP- Kandidatët e pavarur të cilët dëshirojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet që deri me datën 4 maj të grumbullojnë 1000 nënshkrime që do të mundësojnë pjesmarrjen e tyre në zgjedhje.

Londër, dasma përrallore, William martohet me Kate



LONDËR-Princi William dhe Kate Middleton shkëmbyen betimet duke deklaruar "po, dua" sot në abacinë Westminster, në prani të afro 1 900 të ftuarve dhe miliona teleshikuesve nga mbare Bota.

Qindra mijëra njerëz u mblodhen sot në Londër dhe ndoqen ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kate Middleton. Ata kanë kaluar natën jashtë vetem e vetem per te qenë dëshmitare te asaj qe konsiderohet si Dasma e Shekullit.

22 dhe jo 43 të vdekurit nga anija në Nil


Më pak nga sa besohej fillimisht janë përfundimisht të vdekurit nga mbytja e anijes në Nil, në jug të Egjiptit.

Bjellorusi, akuzohen për terrorizëm 2 përgjegjësit e bombës në metronë e Minsk-ut


Mediat bjelloruse kanë bërë me dije se dy shtetas të Bjellorurisë janë akuzuar për terrorizëm lidhur me sulmin me bombë më 11 Prill në metronë e kryeqytetit Minsk, ku kishte si pasojë vdekjen e 14 personave.

Shqipëri – Serbi, së shpejti pa viza


Ministri i Brendshëm serb, gjatë një takimi rajonal të përfaqësuesve nga 6 shtete ballkanike, një aktivitet dyditor që po zhvillohet në Durrës, njoftoi se së shpejti, lëvizja e shqiptarëve drejt Serbisë do të bëhet pa viza.

Kosovë, helmohen 23 persona nga ushqimi


Mediat kosovare bëjnë me dije se 23 persona në Vushtri të Kosovës janë shtruar në spital pasi janë helmuar pas konsumimit të një sasie ushqimi në një restorant.

Aksident automobilistik në Shkodër, humbet jetën drejtuesi i motoçikletës


Një 22-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës.

Autostrada Tiranë- Elbasan merr udhë nisin punimet e tunelit

TIRANE- Nga sot nisin punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, të cilësuar si vepra e dytë madhore pas autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Kryeministri Berisha ka qenë sot paradite në ceremoninë e inaugurimit të tunelit në Ibë, pjesë e autostradës e cila “de fakto bën Elbasanin qytetin më të afërt të Tiranës”- tha Berisha duke theksuar dhe rëndësinë e shkurtimit të distancës edhe me qytetet e tjera drejt jugut dhe juglindjes së vendit.

Martina Ivezaj refuzoi të pozoj për Playboy’n


Listës së modeleve që jetojnë jashtë vendit i është shtuar edhe modelja Martina Ivezaj. E njohur për fotografitë e saj seksi dhe për reklamat e shumta që ka bërë në Evropë, Martina në një intervistë për Express tregon se ka pasur sesione fotografish me fotografë të njohur që kanë fotografuar edhe yje të Hollywood’it.

Ermela fiton BB4, e motra në burg për vjedhjen e 67 mijë eurove

Pas 100 ditëve të mbushura me debate, herë me momente të këndshme e herë me më pak të tilla për të, është Ermela Mezuraj fituesja e edicionit të katërt të Big Brother dhe çmimit prej 100 milionë lekësh. 

Dhunë në shkollë, plagoset në klasë 15-vjeçari në Laprakë

TIRANE – Lajmifundit - Një nxënës i shkollës 9-vjeçare Lapraka e Re në Tiranë është plagosur dje pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij brenda ambienteve të klasës ndërsa policia ka vënë në pranga sot dy autorët e krimit.

Sondazhi me 2439 persona: 1412 votojnë Bashën, 1027 Ramën

Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, sipas një sondazhi të Institutit Gjerman të Statistikave dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret


Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Jeta e Lumtur – Hapat drejte Saj


Jeta e lumtur sipas autorit Dan Buetter i cili ka hulumtuar katër nga vendet më të lumtura në botë për të zbuluar fshehtësit e tyre. Këtu do të gjeni 8 mënyra se si mund ta bëni jetën tuaj më të lumtur duke filluar që tani.

Ohër,sekuestrohen 19 kg marijuanë 2 në pranga

OHËR - Departamenti për Narkotikë pranë Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër realizoi një aksion për parandalimin e tregtisë së paligjshme të narkotikëve duke sekuestruar 19 kilogramë marijuanë.

Marrëveshja me Kosovën kusht i BE për Serbinë

BEOGRAD– Serbia nuk do të marrë dritën e gjelbër të BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim përsa kohë që Beogradi zyrtar nuk do të bindë partnerët euopianë për impenjimin e saj në arritjen me sukses të marrëveshjes me Kosovën.

Teshtitja do të thotë se mendojmë për seks?


Personi i cili ka teshtirë nuk është e thënë të jetë i ftohur apo të jetë alergjikë në diçka që është drejtpërdrejt në afërsi të tij. Ndoshta është i joshur, erotik, thuhet në një hulumtim të ekspertëve britanikë.

Kivi zhduk vitet nga fytyra


Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.

Francezët, populli më gjumash


Francezët janë më gjumashët e Europës.
Ky përfundim është arritur nga një studim i organizatës OCSE. Sipas kësaj të fundit, një francez fle mesatarisht 8.5 orë në ditë. Për më tepër që kalojnë më shumë se dy orë në tavolinë gjatë ditës.

Dasma mbretërore në shifra


Nga shifra më e vogël, një unazë, tek shifra më e lartë, 2 miliardë teleshikues të pritshëm, ja disa shifra lidhur me dasmën e princit William me Kate Middleton :

Keni parë ndonjëherë fotografi që lëvizin?



Keni parë ndonjëherë fotografi që lëvizin? Më poshtë mund të shikoni disa të tilla!
Sipas artistëve që i kanë krijuar, këto kanë diçka më shumë se një fotografi e thjeshtë dhe më pak se një video.

Shteti që mund të merret me qera


Nëse kërkoni të ndiheni mbret për një ditë mjafton të merrni me qera Principatën e Lihtenshtejnit, një parajsë prej 160 kilometrash metrash katrorë që pozicionohet mes Austrisë dhe Zvicrës.

40 të vërtetat e botës që nuk njohim


Në botë ekzistojnë 40 të vërteta për të cilat din shumë pak njerëzimi.

Britney Spears në ekranin e kinemasë?


Regjisori David O. Russell është shprehur se dëshiron të bashkëpunojë në të ardhmen me këngëtaren Britney Spears, pasi është i bindur se ajo mund të jetë aktore e shkëlqyer.

Zemër e shëndoshë me 30 minuta ecje në ditë


Specialistët thonë se personat e që i kushtojnë rëndësi shëndetit të zemrës duhet të ecin 30 minuta në ditë.

Galatasaray shet Lorik Canën


Drejtori sportiv i klubi turk Galatasaray ka konfirmuar lajmin për vënien në shitje të lojtarit Lorik Cana.

Del Ponte: Thaçi, jo fajtor për trafikun e organeve


Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, shpreh sërish dëshirën e saj që të punojë si hetuese e pavarur në Kosovë.

Del Ponte, tregohet më e matur këtë herë në fjalorin e saj, kur flet për raportin e Dick Marty-it dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e shumëpërfolur “Gjuetia…”, i cili bëri jehonë pas botimit të saj.

Çfarё i pёrshpёrit Berlusconi Sarkozy-ut


Njё pёshpёritje nё vesh nuk mund tё jetё gjё tjetёr veçse urim pёr shtatzёninё.
Deri mё tani nuk ka patur akoma asnjё konfirmim nёse Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni janё nё pritje tё njё fёmije. Por edhe mohim nuk ka patur!

Urkaina përkujton 25-vjetorin e katastrofës së Cernobilit


Ukraina e përkujtoi 25-vjetorin e katastrofës më të madhe bërthamore në botë.

Shpërthimi në reaktorin bërthamor të Cernobil më 26 prill, 1986 shkaktoi re të grimcave radioaktive mbi një pjesë të kontinentit evropian dhe detyroi mijëra ukrainas që t’i braktisin shtëpitë.

Itali, tre shqiptarë në pranga për trafikim kokaine


Mediat italiane bënë të ditur arrestimin e tre shtetasve shqiptarë nën akuzën e pjesëmarrjes në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës.

NATO vret gabimisht 12 rebelë libianë


Raportohet se nga sulmet e NATO-s në Misrata janë vrarë 12 rebelë e janë plagosur 40 të tjerë.

Popullsia e Kinës arrin në 1.34 miliardë banorë


Janë publikuar në Kinë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të cilat konfirmuan se 1.34 miliardë banorë jetojnë në këtë vend. Kina është vendi i parë në botë për sa i përket popullsisë.

Kadare: Besoj në të ardhme paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve


Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare tha se beson në raporte të mira në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë, ai tha procesi i pajtimit duhet të bazohet në vendosjen e drejtësisë. Sipas tij, krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan ishte një fitore e jashtëzakonshme për shqiptarët.

Skrapar, demontonte predha, vdes punëtori plagosen 3 të tjerë

SKRAPAR-Një punëtor ka gjetur sot vdekjen ndërsa 3 të tjerë u plagosën rëndë gjatë procesit të demontimit të armëve në repartin ushtarak në Pigaz të Skraparit.

Per pak kohe do te jemi afer jush...

...