Samaras nga Brukseli: Ristartimi i ekonomisë greke, kusht i domosdoshëm për kohezionin social

Lideri i Demokracisë së Re, Andonis Samaras, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE) përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për nevojën e ristartimit të ekonomisë greke.

Sipas Samaras, qëndrueshmëria e borxhit grek, përveç çfarëdolloj “qethjeje” presupozon ritme të larta zhvillimi dhe teprica të mëdha primare, prandaj nevojitet ristartimi i ekonomisë greke, në mënyrë që “të futemi në një kurs zgjidhjeje jetësore të problemeve, gjithmonë në kuadër të eurozonës”.

“Të dhënat e fundit tregojnë se Greqia ndodhet në recesion të thellë”, tha Samaras dhe shtoi: “Prandaj nevojitet që krahas përpjekjeve për përmirësimin e situatës financiare, të bëhen edhe veprimet e domosdoshme për ristartimin e ekonomisë greke, kusht i domosdoshëm për ruajtjen e kohezionit social”.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment