“Alienët? Jemi takuar me ta që prej vitit 1947”

Vetëm pak ditë pas publikimit të disa imazheve, ku dy objekte u cilësuan si UFO, Richard Dolan, një prej kërkuesve kryesorë të jashtëtokësorëve, ka deklaruar në Nju Jork se që prej vitit 1947, është dokumentuar ekzistenca e tyre.


Ai ka deklaruar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me alienë, por SHBA ka ushtruar presion shumë të madh që këto gjëra të mos shfaqen në media.

“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me alienët që prej vitit 1947. Janë një civilizim shumë i ndryshëm nga ne. Kanë lehtësinë të hyjnë dhe të dalin nga ky realitet në shumë mënyra, të ndërrojnë dimension. NASA dhe CIA dhe forcat e tjera qeveritare, janë përpjekur që ta fshehin të vërtetën dhe kontrollojnë jo vetëm mediat, por dhe shkencëtarët dhe akademikët”, ka thënë Dolan.(gazetatema.net)








No comments:

Post a Comment