Horoskopi Ditor 24/10/2011

Dashi

Nese keni kohe qe po mendoni te beni disa ndryshime ne lidhjen tuaj, Saturni do iu ndihmoje sot t’i arrini ato. Partneri do iu ndihmoje per cdo gje. Per beqaret nuk do jete dite ideale. Vetem ata qe kane kohe qe pelqejne dike mund te kene ndonje te re, te tjeret duhet te presin ende. Ne planin financiar do merrni nje vendim te rendesishem qe do rrite te ardhurat tuaja. Bravo!
Demi

Venusi do iu ndihmoje te rregulloni disa probleme qe keni patur ne lidhjen tuaj. Klima duket se do filloje te ngrohet pak nga pak. Beqaret do jene shume te paduruar dhe do hedhin disa hapa te gabuara. Kujdes, sepse jeni ju qe do te vuani me shume! Ne planin financiar, aftesite tuaja do iu ndihmojne te ruani nje ekuiliber. Do shmangni edhe shpenzimet e medha dhe jo te nevojshme.
Binjaket

Do jete nje dite shume e rendesishme per dashurine. Merkuri do iu krijoje nje situate harmonike. Ata qe kane krijuar nje familje do perjetojne me shume emocione. Do keni edhe nje surprize! Beqaret mund te kene nje takim shume te vecante i cili do iu lere shume mbresa. Perfitoni nga kjo mundesi qe po iu jepet! Financat nuk do kene probleme te medhe fale maturise suaj.
Gaforrja

Jeta juaj ne cift do kete disa probleme. Gjithsesi merrini gjerat shtruar dhe mos u alarmoni. Cdo gje mund te zgjidhet nese keni deshiren e mire. Beqaret kesaj here do bien ne dashuri. Pergatituni per ndryshime te rendesishme ne jeten tuaj! Saturni do iu ndihmoje mjaft me financat. Cdo gje do vije duke u rregulluar dhe ju do ndiheni me te qete. Blijeni ate qe keni menduar!
Luani

Ata qe jane ne nje lidhje do kalojne nje dite te mbushur plot pasion. Partneri do organizoje edhe dicka shume te bukur e cila do iu lere me goje hapur. Nese jeni beqare duket se edhe sot gjerat nuk do te ndryshojne. Gjithsesi mos u merzitni sepse me mire do shkojne gjerat. Situata financiare do filloje te stabilizohet. Dikush nga familja do iu ndihmoje dhe nuk do keni probleme.
Virgjeresha

Nese keni disa kohe qe keni krijuar nje lidhje, sot do filloni te beni projekte per te ardhmen. Partneri do jete dakord me cdo gje qe ju mendoni dhe gjithcka do shkoje per mrekulli. Beqaret do marrin ne dore fatin e jetes se tyre dashurore. Do beni cmos te takoni personin tuaj te zemres. Edhe me financat do keni fat gjate kesaj dite. Ju thjesht duhet te ulni pak shpenzimet.
Peshorja

Disa cifte qe kane nje lidhje te forte do kene nje dite harmonike. Planetet do iu ndihmojne ta thelloni edhe me teper marredhenien. Te tjere do kalojne nje dite paksa delikate, mbase mund te kete edhe ndonje ndarje. Kujdes! Beqaret nuk do kene fat ne dashuri. Hiqeni mendjen dhe mundohuni te dilni me miqte. Me financat ka ardhur koha te tregoheni shume te matur. Do ia dilni!
Akrepi

Ambienti per ata qe jane ne cift do jete mjaft i ngrohte dhe me ngjyra. Do ndiheni te sigurt per lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do kene deshire per te takuar dike, por do betohen qe nuk do tolerojne askend t’iu privoje lirine. Mos u nxitoni, sepse gjerat jo gjithmone jane ashtu si ju mendoni! Nuk do keni fare kujdes me shpenzimet dhe kjo do krijoje disa probleme me financat.
Shigjetari

Persa iu perket cifteve dita do jete shume premtuese. Mundohuni ta shfrytezoni sa te mundni sepse jo cdo dite do jete e tille. Beqaret nuk do i pengoje asgje qe te fillojne nje lidhje te bukur. Hena do iu jape mbeshtetjen e saj. Perfitoni! Pak nga pak do filloni te permiresoni edhe situaten financiare. Do kurseni disa para. Nese vazhdoni keshtu buxheti do rritet me shpejt sesa mendonit.
Bricjapi

Saturni do iu siguroje qendrueshmeri ne jeten tuaj ne cift. Pergjegjesite do jene me te medha por ju do dini t’iu beni balle. Bravo! Edhe beqaret do futen ne nje faze te re persa i perket jetes sentimentale. Do filloni nja aventure qe do iu sjelle shume kenqesi. Ka ardhur momenti qe t’i merrni me seriozisht problemet financiare. Menaxhojeni mire buxhetin qe te mos ngeleni me xhepat bosh.
Ujori

Ne lidhjen tuaj mund te lindin edhe mosamrreveshje sot. Vetem nese qetesoheni dhe flisni me partnerin ato mund te zgjidhen. Ne te kundert situata edhe mund te nderlikohet. Beqaret do jene shume joshes dhe do fillojne nje histori te bukur dhe te gjate dashurie. Persa iu perket financave do ndermerrni shume rreziqe vetem e vetem qe te rregulloni buxhetin. Do ia dilni mbane me sukses.
Peshqit

Saturni, ky planet i lidhur me trishtimin, me provat dhe vetmine, do te ndikoje ne jeten tuaj ne cift. Kjo dite do jete paksa e veshtire per t’u jetuar. Beni durim dhe tregohuni te matur me ato qe do thoni. Nese jeni vetem do keni nje takim te rendesishem. Te ardhmen e keni vete ne dore. Ne sektorin e financave do iu vini fre shpenzimeve dhe kjo do iu ndihmoje te ekuilibroni buxhetin.

No comments:

Post a Comment