Sulmohet kanali i Microsoft në Youtube

Dje ishte hakuar kanali zyrtar i Microsoft në youtube, dhe ishte fshirë e gjith përmbajtja e Microsoft, softuerit gjigant. Sfondi i kanalit ishte ndryshuar, me titull “Predator Cinema”, kurse hakeri kishte lërë dhe një mesazh ku thuhet: “Nuk bëra asgjë të keqe, vetëm u futa në llogarinë time të cilën krijova në vitin 2006″, raporton GeekWire.

Hakimi ishte konfirmuar edhe nga Microsoft të cilët akoma punojnë për të rikthyer videot, pasi arritën të rikthejnë llogarinë. Numri i tash më videove të rikthyera është 59. Microsoft në kanalin e tij në youtube ka mbi 8 milionë shikime, dhe rreth 25.000 abonues.

Ky është sulmi i dytë më i madh në kanalet e YouTube pasi javën e kaluar ishte sulmuar edhe Kanali i Sesame Street, kurse videot e dedikuara për audiencën e të rinjëve ishte zëvendësuar me përmbajtje pornografike.

Tani shtohet pyetja sa ka siguri dhe mbrojtje në Youtube për përdoruesit e thjeshtë, posaqërisht masat e sigurisë të cilat (nuk) i merr për llogaritë e korporatave, edhe pse Google gjithmon e cek verifikimin e dyfisht për llogaritë e tyre.
(itshqip.com)


No comments:

Post a Comment