E ruajti kufomën e burrit një muaj me shpresë se do të ringjallej

Alba Yacue nga Kolumbia ruajti trupin e pajetë të bashkëshortit të saj të fshehur në shtëpi një muaj me shpresë se ai do të ringjallej.

Alba ruajti kufomën e burrit të saj Lucio Chacuea pasi ai i kishte thënë një herë se “do të kthehet sërish ndër të gjallët”.

Lucio vdiq në moshën 61 vjeçare. Bashkëshortja e tij Alba më pas fshehu trupin e tij dhe priste të “zgjohej”, shkruajnë mediat kolumbiane.

Policia filloi hetimet kur fqinjët filluan të dyshojnë pse më nuk po e shohin Lucion dhe lajmëruan zhdukjen e tij. Kur hetuesit mbërritën në shtëpinë e familjes Chacuea, e gjetën kufomën e fshehur në dhomën e gjumit.

“Trupi i tij ishte fshehur në dhomën e gjumit për më shumë se një muaj. Ishte i mbështjellë me një batanije. Trupi kishte filluar të dekompozohej, ndërsa në shtëpi ndjehej një erë e pakëndshme. Alba e kishte duruar erën me shpresë se bashkëshorti i saj do të ngjallej”, shkruan gazeta La Nacion.

Alba kishte kërkuar nga kompania e varrimeve La Paz Funeral Home që të rregulloj trupin e burrit të saj që më pas ta varrosë në oborr. “Ne punojmë që 40 vite. Kurrë nuk kemi përjetuar diç të ngjashme. Jemi të shokuar”, tha drejtori i kompanisë së varrimeve Evangelista Ome. Alba dhe Lucio jetonin në fshatin La Umbria në jugperëndim të Kolumbisë.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment