Rama firmos pakt me qytetarët

TIRANË- Kryesocialisti Rama ka zhvilluar sot një takim të vecantë në kuadër të fushatës elektorale të quajtuar “Pakti qytetar”, duke mbledhur në kryeqytet të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste në rrethe. Kandidatët premtuan se cdo qytet do ndjekë rrugën e zhvillimit të nisur tashmë. Ndërsa lideri i opozitës Edi Rama deklaroi se është këtu sot pë të fimosur një pakt zhvillimi me qytetarin."Dua t’ju them se bashkë me kandidatët e koalicionit tonë sot do të nënshkruajmë një pakt qytetar të ‘Aleanca për të Ardhmen’, ky pakt thotë si më poshtë: Si kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund të preket dhe në modelet e tjera vendore. Për qytetarët marr sot zotimin:

PIKAT E PAKTIT
Punësim dhe luftë papunësisë. 300 mijë vende të reja pune.

Lehtësira fiskale dhe porta fiskale për cdo biznes.

Mbështetje financiare për formimin e të rinjve dhe kreditim për hapjen e bizneseve të vogla të tyre.

Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.

Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për cdo nënpunës.

Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje.

Asnjë taksë për kategoritë në nevojë.

Të pakten përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilace.

50% të qerasë për të pastrehët dhe kredi të buta.

Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë.

Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të cliruar nga presioni politik.

E ardhmja ëndërr që bëhët realitet.

Ceku i bebes dhe një pemë e re për cdo fëmijë që lind.

Bursë bashkiake për cdo nxënës të shkëlqyer.

100 % rrugë të shtruara dhe pastrim në cdo rrugë. Transport publik sipas standarteve europiane.

Plan i integruar në cdo njësi dhe qark si dhe zgjidhje për cështjen e pronësisë mbi tokën.

Rama deklaroi se në 4 vite, do përmbushen të gjitha pikat e paktit të nënshkruar me qytetarin, dhe këtë nuk do ta bëjë si kryebashkiak apo si kryetar i Partisë Socialiste, por si një qytetar që beson në të ardhmen e Shqipërisë.

“Unë angazhohem të përmbush secilën prej këtyre pikave brenda 4 viteve të ardhshme. Angazhimi si një qytetar i lirë që beson tek Shqipëria dhe e ardhmja e ndritur e saj”,- përfundoi Rama.

No comments:

Post a Comment