Bizneset, të interesuara në Windows 8

A jeni të shqetësuar rreth ndërfaqes së ndryshuar në mënyrë radikale të Windows 8 dhe me menynë start në formë të “Metro Style”?
Kjo është diçka që shumë përdorues kanë të drejtë të shqetësohen, megjithëse kjo nuk duket se po frikëson departamentet e biznesit dhe IT’s, ku që të dyja janë duke treguar interes të fuqishëm për sistemin operativ të radhës së Microsoft, që pritet të paraqitet në vitin 2012.

InformationWeek ka anketuar 973 profesionistë që punojnë në organizata të biznesit dhe ka gjetur se shumë prej tyre veçse kanë filluar të hartojnë plane për të lëvizur në drejtim të kësaj platforme. “Ne ishim të befasuar për të mirë, madje edhe në fazat e hershme. Windows 8 është veçse një radar për shumë IT organizata” tha Art Wittmann, VP dhe drejtor i hulumtimit dhe raporteve pranë InformationWeek.

Windows 8 është një lloj lëvizjeje paksa me rrezik për Microsoft. Edhe pse do të jetë në gjendje të punojë me një desktop tradicional me Windows Explorer, është e qartë se Microsoft është duke targetuar tabletët dhe ndërfaqet me prekje. Në të njëjtën kohë kompania është duke u siguruar se po ofron veçori të tilla si përkrahje për virtualizim dhe teknologji për Secure Boot.
/pcworldalbanain

No comments:

Post a Comment