Portreti i Steve Jobsit nga mbi 3 500 mollë

Shumë njerëz anembanë botës në mënyra të ndryshme kanë nderuar kreun e vdekur para ca kohësh të Applet, Steve Jobs.

Artisti Olivier Lefebvre nga Quebecu i Kanadasë ka vendosur ta portretizojë dukjen e fytyrës së Jobsit duke shfrytëzuar mollët, sipas të cilave Apple edhe ka marr emrin.

Portreti që u paraqitur në ballinën e magazinës Time, është me madhësi 4.5 herë 6.5 metra, ndërsa është sajuar nga më shumë se 3 mijë e 500 mollë.

Për të mos e kritikuar rastësisht dikush për “hedhje ushqimi”, Lefebvre ka shfrytëzuar mollë çfarë njerëzit nuk mund t’i hanë.

No comments:

Post a Comment