Konfirmohet: Rooney dënohet me tre ndeshje moslojë
Tani ka arritur edhe konfirmimi zyrtar nga kontrolli disiplinar nga Uefa që sulmuesi i Manchester United, Rooney do të mungojë në tre ndeshjet e kombëtares së tij në Euro 2012. “Kontrolli disiplinar i Uefas sot ka marrë vendim që Rooney të suspendohet me tre ndeshje moslojë në Kampionatin Europian, pas kartonit të kuq që morri në ndeshjen kundër Malit të Zi”.
“Ai nuk do të luaj në tre ndeshje e ardhshme të Anglisë”.
Kështu Rooney do të mungoj në të gjitha ndeshjet e grupit të Anglisë në Euro 2012 që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm në Ukrainë dhe Poloni.
/lajmesport.com/
No comments:
Post a Comment