Vrasja e Emmy-t Kelmendi kërkesë për lirim

TIRANE - Biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit Emmy, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përmes mbrojtësit të tij, Kelmendi ka bërë rekurs në gjykatën supreme, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, pasi pretendon se e gjithë ngjarja e 27 shkurtit 2011, ka qenë aksidentale, pra ai nuk ka pasur asnjë qëllim që të vrarë këngëtaren, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie 2-vjeçare.
Në fakt, dy shkallët e gjyqësorit e kanë lënë në burg biznesmenin kosovar dhe tashmë Gjykata e Lartë do të vendosë për fatin e tij. Ai pati ofruar dhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, që në fakt, gjykata e Apelit ia refuzoi.
Aziz Kelmendi akuzohet për vrasjen e këngëtares në shkurt të këtij viti. Ai ishte së bashku me të dashurën e re, kur në ambientet e një pub-i të njohur në Tiranë u takua me Emmy-n. Kjo e fundit filloi të debatonte me të, për shkak të ndarjes dhe u kap në derën e makinës së kosovarit. Ai tentoi të largohej, duke marrë zvarrë, 22-vjeçaren, e cila u plagos rëndë dhe gjeti vdekjen më vonë në spital.

http://www.balkanweb.com/index.php

No comments:

Post a Comment