Obeziteti kërcënon

Përdorimi i ushqimeve me shumë kalori dhe mosngrënia e të gjitha vakteve kryesore, duke nisur nga mëngjesi ka ndikuar në rritjen e numrit të personave mbi peshë.
Studimet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se mbi 20 % e femijeve deri ne 5 vjec jane obez dhe problem paraqesin femijet e moshes 9 deri ne 13 vjec.

67 % e femijeve qe shkojne ne shkolle, ne oret e pushimit konsumojne hamburger, panine dhe embelsira. 22 % e tyre nuk hane mengjes. Spcialistet e Institutit te Shendetit Publik, rekomandojne qe femijet te ushqehen me nje menu te larmishme ku te kete shume fruta dhe perime, por 42 % e familjeve te ketyre femijeve jane shprehur se nuk munden per shkakt te cmimeve te larta te ketyre produkteve ne treg

Mbi 55 % e adoleshenteve nuk kryejne aktivitet fizik dhe te pakten 20 % e tyre jane obeze. Konsumimi i pijeve te gazuara por edhe i ushqimeve te gatshme dhe me pak vlera ushqimore eshte nje nder problemet me te medha.

No comments:

Post a Comment