Këto ditë do të lindë fëmija 7 MILIARD

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, brenda pak ditësh do të lindë fëmija me numër 7 miliard. Kështu, vetëm pas 12 vitesh që kur bota kishte 6 miliard banorë, popullsia do rritet edhe me 1 miliard. Në vitin 2025 do jetë 8 miliard dhe brenda fundit të shekullit do kemi 10 miliard njerëz në tokë.

Me shumë gjasë fëmija do lindë në rajonin Azi-Paqësor, ku dhe rritja e popullsisë është më e larta.

Ekspertët thonë se ritmi i rritjes- bota është trefishuar që nga viti 1940- përbën një rrezik për qytetarët. Me më shumë njerëz për tu ushqyer, më shumë nevojë për shtëpi e kujdes mjekësor, ata thonë se burimet e tokës do jenë gjithmonë e më të kufizuara.

Në vitin 2050 pritet që India të kalojë Kinën për numër banorësh, kurse Nigeria do mbërrijë në vendin e tretë.
/gazetatema.net/

No comments:

Post a Comment