Çiljeta: Nuk e dija se festën e organizonte Aleanca Kuq e Zi, unë nuk këndoj për tradhtarët e partisë sime

Çiljeta Xhilaga ka bërë një akt të rëndë, për të cilin është penduar shumë: ka kënduar në koncertin e Aleancës Kuq e Zi në Nju Jork. Aleanca në fakt, tashmë është bërë makthi i Berishës, por Çili thotë se nuk e dinte që po këndonte për Aleancën Kuq e Zi. Ja se çfarë ka thënë Çiljeta në një intervistë për “Panorama Plus” për këtë “incident” të rëndë politik:

Çiljeta, ti pak ditë më parë u bëre objekt diskutimi për pjesëmarrjen në paradën që organizoi “Aleanca kuq e zi” në New York. E kishe të planifikuar?
Unë kam ardhur në SHBA për të realizuar katër koncerte, ndërkohë që pjesë e aktivitetit të “Aleancës Kuq e Zi” u bëra fare rastësisht. Nuk kisha si të refuzoja të këndoja para shqiptarëve të New York-ut dhe natyrisht që shkova. Por unë nuk e dija fare se kush e organizonte këtë festë, nuk ia kisha fare idenë.

Pra ti nuk kishe dijeni që bëhej fjalë për “Aleancën Kuq e Zi”?
Ju betohem që nuk e dija. Vetëm kur më mori mamaja në telefon dhe më tregoi se si ishte komentuar pjesëmarrja ime aty, e kuptova çfarë kisha bërë.

Pse, çfarë kishe bërë?
Kisha kënduar në një koncert të organizuar nga disa persona, që po ta dija, do t’i kisha refuzuar. Por siç ju thashë, nuk kisha planifikuar asgjë. Unë shkova thjesht për të kënduar për shqiptarët atje, madje as nuk jam paguar fare për atë punë që bëra.

Po çfarë të keqe ka të këndosh në një aktivitet të “Aleancës Kuq e Zi”?
Po si nuk ka?! Unë jam pjesë e Partisë Demokratike dhe qëndrimi i kësaj partie ndaj “Aleancës Kuq e Zi” dihet tashmë, dhe unë e mbështes atë qëndrim.

Pra, edhe ti mendon se ata janë “Aleanca faqezi”?

Natyrisht që po. Prandaj dhe më erdhi keq që u bëra padashje pjesë e aktivitetit të tyre, sepse unë nuk mund të këndoj kurrë për tradhtarët e partisë sime.

Po pse tradhtarë të partisë sate?
Sepse, pavarësisht se kush del në krye të asaj force sot, dihet se partia e kujt është, dhe unë nuk dua të kem të bëj me tradhtarë, qoftë edhe për të kënduar një këngë.

Po ti je artiste, a nuk të duket se politika është në qënien tënde më e fortë se muzika?
E pranoj që është dhe më vjen mirë për këtë. Unë i jam përkushtuar idealit të Partisë Demokratike derisa të jem gjallë.
/gazetatema.net/

No comments:

Post a Comment