Albani dhe Miriam, rivalizojnë njëri-tjetrin në ekran

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani tashmë do të jenë rivalë, jo në jetën private por në atë televizive. Ashtu sikurse kemi publikuar më parë Miriam do të jetë pjesë e jurisë në spektaklin “The voice of Albania”, në Top-Channel.

Por surprizë për publikun është Albani i cili është parë se ka filluar të shpërngulet në Shqipëri. Fillimisht u dyshua se ai do shpërngulet për të qenë afër Miriamit, mirëpo e vërteta është ndryshe.

Alban Skënderaj do të jetë pjesë e jurisë së X-Factor në Tv Klan. Çifti Alban-Miriam do të jenë të ndarë në dy talent show televizivë konkurrentë të njërit-tjetrit. Kjo është hera e parë që këtë çift do ta shohim të ndarë në punën e tyre profesionale. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment