Toni Bler: Lexoj çdo ditë Kuranin

Ai njihej si një person që refuzonte të diskutonte për fenë kur ishte kryeministër.

Por që kur u largua nga detyra, ai ka nisur të bëhet gjithmonë e më i hapur për rëndësinë e fesë.

Toni Bler, që u konvertua në katolicizëm disa muaj pasi la detyrën, tani ka rrëfyer se ai lexon çdo ditë Kuranin.

“Të lexosh librin e shenjtë islamik- që konsiderohet nga myslimanët si fjalët ekzakte të Zotit, të siguron të jesh i informuar për besimin,” tha ish-lideri laburist.

“Lexoj çdo ditë Kuranin. Pjesërisht për të kuptuar disa gjëra që ndodhin në botë, por kryesisht sepse është jashtëzakonisht udhëzues.”


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment