Messi më i mirë se Cristiano Ronaldo

Ish-lojtari i Realit dhe lojtari aktual i Besiktas Guti e ka shprehur dallimin më të madh sipas mendimit të tij mes yllit të Barcelonës Lionel Messit dhe atij të Real Madridit Cristiano Ronaldos.

Sipas Gutit, Messi është shumë herë më i mirë se Ronaldo vetëm në ndeshjet e mëdha dhe kjo e bën Messin si më të mirin në botë.

"Madridi ende nuk e ka nivelin e Barcelonës të cilët kanë lojtarë të mëdhenjë mirëpo ata dinë të tregojnë vetën e tyre në ndeshje të mëdha siç është rasti me Messin dhe Ronaldon ku ky i pari tregohet fantastik në ndeshje të mëdha", tha lojtari i Besiktasit për NTV1. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment