Martohet America Ferrera.

America Ferrera është martuar. Ish aktorja e telefilmit Ugly Betty ka konfirmuar për të përjavshmen “People” se është martuar me Ryan Piers Williams, me të cilin ishte fejuar prej një viti dhe bashkëjetonte prej 2007-s.

Të dy ishin njohur kur Williams i ka ofruar një pjesë në një film me metrazh të shkurtër që filmonte në universitet.

Aktorja 27 vjeçare ka veshur një fustan të Amsale's Christos për ceremoninë ku morrën pjesë vetëm miq dhe të afërm.(top-channel.tv)




No comments:

Post a Comment