Gjen nje krimb brenda embelsires

Janë ëmbëlsira që ndihmojnë për të mbajtur linjën, pasi përmbajnë më pak kalori. Por 32-vjeçares Anna Jons i ka ikur plotësisht dëshira për t’i ngrënë. Arsyeja?

Sepse në brendësi të ëmbëlsirës së markës “Weight Watchers”, të cilën po konsumonte, fshihej një krimb. “Pashë një larvë që lëvizte”, ka treguar gruaja tepër e sikletosur. Ajo, me profesion menaxhere, e kishte marrë me vete kekun në punën e saj në Birmingam dhe aty e ka bërë zbulimin e hidhur.

Nga ana e tyre, “Weight Watchers” ka bërë të ditur se nuk u ka ardhur asnjë komunikim dhe gjithçka është marrë vesh nga shtypi britanik.

Prandaj, derisa dikush t’i kontaktojë në mënyrë të përshtatshme, ata do të refuzojnë së komentuari atë që ka ndodhur sipas gazetave, në bazë të rrëfimit të bërë prej 32-vjeçares.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment