Shia LaBeouf-Megan Fox, një lidhje edhe në jetën reale?

Ata ishin të njohur për tërheqjen e tyre në ekran në dy filmat e parë të Transformers. Prandaj, ndoshta nuk është aq e çuditshme që Shia LaBeouf dhe Megan Fox kanë pasur një romancë edhe në jetë reale.


Aktori 25 vjeçar miratoi kur u pyet nga revista Details nëse ai dhe Megan kishin pasur një lidhje. "Në kohën që po luaja filmin nuk mund ta kuptoja ndarjen e punës dhe jetës në atë situatë. Por ajo kohë që kam kaluar me Megan ishte diçka e jona, dhe unë mendoj se ju mund ta shihni tërheqjen edhe në ekran" tha Shia LaBeouf.

Megjithatë aktori nuk jep detaje të romancës, dhe duket i pasigurt në lidhje me statusin e Megan Fox-it në atë kohë (tani Megan Fox është e martuar Brian Austin Green).

Kohët e fundit Michael Bay zbuloi se aktorja 25 vjeçare ishte zëvendësuar në filmin e fundit nën urdhrat e producentit ekzekutiv Steven Spielberg, pasi ajo e kishte krahasuar Bay-n me Hitlerin në një intervistë. (albeu.com)







No comments:

Post a Comment