Topi: Shqipëria, në vështirësi për shkak të sjelljes së politikanëve.

Presidenti Bamir Topi është duke marrë pjesë në punimet e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore që zhvillohet në Mal të Zi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti është ndalur edhe tek situate politike në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë është në vështirësi për shkak të sjelljes së politikanëve.
“Ne ndeshemi me vështirësi që lidhen me aftësinë e aktorëve politikë për një sjellje më bashkëpunuese dhe evropiane në çështje të debatit dhe interesit politik të ditës”, ka thënë presidenti Topi gjatë fjalës së tij.
Megjithatë, sipas tij, “kemi një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit publik mbi atë se cilat duhet të jenë prioritetet dhe axhenda politike evropiane e vendit dhe se cila është përgjegjësia e vendimmarrësve politikë në çështje të tilla”.(gazetaonline.net)




No comments:

Post a Comment