Berisha tallet me FMN, pas urdhrit për ulje shpenzimesh, blen helikopter 5,7 milionë USD

Kryeministri Sali Berisha përgënjeshtroi tre ditë më parë mediat se ai nuk e kishte kundërshtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar. E respektonte, por propozimet e tij nuk i pranonte për rritje taksash. Berisha tha se taksat nuk do i rriste, pensionet dhe rrogat do i rriste dhe do mban borxhin e pandryshueshëm. Mirëpo sa iku misioni i FMN-së dhe pas “përgënjeshtrimit” qesharak, ia beh një tjetër “mrekulli” ekonomike.

Teksa FMN deklaroi ulje shpenzimesh që u pranua nga ministri Ridvan Bode, Berisha ka miratuar në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë, (dje), blerjen me letër kredite të helikopterit VIP që kushton 5,7 milionë USD nga kompania EUROCOPTER. A nuk janë shpenzime të tepërta këto, kur FMN deklaron se as ulja e shpenzimeve nuk mjafton për të mbajtur ekonominë në kushte normale dhe përballuar krizën.

Tashmë as ndërkombëtarët nuk po e kuptojnë kreun e mazhorancës, pasi tjetër flet në mëngjes dhe tjetër në darkë, tjetër thotë dhe tjetër bën. Të thuash se do të ul shpenzimet dhe 48 orë më pas të miratosh blerjen e një helikopteri për fluturime qejfi, duket se është goxha e tepruar dhe “shaka” e hidhur me paratë e arkës së boshatisur.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment