Vidhen edhe hekurat e Ures se Mbretit

Ata tashmë i kanë kthyer sytë dhe tek një prej ndërtimeve më të bukura të viteve 1930. Bëhet fjalë për Urën e Zogut mbi lumin Mat. E veçuar për arkitekturën e sjelle me bashkëpunimin e inxhinierëve më të mirë italianë dhe austriakë në ndërtimin e urave dhe kryemjeshtrit arkitekt dhe zbatues Gjovalin Gjadri në vitin 1929, ajo figuron ndër monumentet e veçanta të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, ku për herë të parë u aplikua metoda e llogaritjes së harqeve.

Ura e Zogut qëndron si vepër e mrekullueshme e kësaj fushe krahas urave në Gomsiqe, Prenkova, Mbrostar, të Rrogozhinës apo Urën te Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Por grabitës hekurishtesh që joshen pas çdo hekuri i kanë grabitur asaj hekurat mbajtëse anësore, duke i shkulur një e nga një në mes të ditës.

Një nga banorët e kësaj zone, rrëfen me trishtim atë që ka ndodhur me këtë urë dhe faktin se askush nuk është shqetësuar për këtë fakt. I shoh thuajse çdo ditë thotë Pali, banori 70-vjeçar i Pllanës. Akoma nuk janë bërë as 5 vite kur në këtë urë janë tenderuar dhe zbatuar afro 1 milion dollarë për rikonstruksion, por që po degradon me heqjen e hekurave mbrojtës.(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment