Ariu polar që dashuron njerëzit (FOTO)

Ai e ka emrin Agee dhe ka krijuar një lidhje të jashtëzakonshme me zbutësin e tij Mark Dumas.


Dumas dhe Agee janë miqtë më të ngushtë. Lidhja e tyre nisi kur Dumas e mori atë që të vogël nga kopshti zoologjik për ta bërë pjesë të filmave dhe reklamave televizive, por nuk mund të imagjinonte lidhjen e fortë që do të lindte midis tyre.

Dyshja është aq e lidhur sa bëjnë keç, dremisin, puthen si dhe shkojnë të dy bashkë për të notuar.

“Kam punuar për 40 vite me arinjtë, kështu që e lexoj gjuhën e trupit të Agee-it dhe di si të sillem parrezikuar”, shprehet Mark.

Zburësi 60-vjeçar përbën një rast të rallë, është aq i sigurt tek ariu sa e vendos kokën tek goja e tij, ndërkohë që ai shprehet se nëse dikush tjetër provon të bëj të njëjtën gjë do të përfundojë në vakt dreke për ariun bardhosh./zoneelire.blogspot.com/










No comments:

Post a Comment