E-maili i vjehrrës për nusen e ardhshme bën xhiron e botës

Ky është një leksion nga interneti për të gjithë vjehrrat: nëse nuk u pëlqen sjellja e nuses suaj të ardhshme, më mirë mbajini për vete mendimet, ose të paktën mos ia dërgoni me e-mail asaj.

Një grua nga Britania i dërgoi një e-mail vajzës, që pritet të bëhet nusja e djalit të saj, duke i paraqitur aty ankesat që kishte për sjelljen e saj pas vizitës së parë në shtëpi. Por menjëherë e-maili u përhap ndër mijëra përdorues dhe përfundoi të nesërmen në faqet e shumë gazetave britanike.

Carolyn Bourke, njerka e 29 vjeçarit Freddie, ia dërgoi e-mailin Heidi Withers, 29 vjeç. Ajo kritikonte sjelljen e saj, që nga qëndrimi në tavolinë e deri në momentin kur shkoi për të fjetur. Madje vjehrra i tha se ishte për të ardhur keq që Freddie kishte rënë në dashuri me të.

Withers ia kaloi e-mailin ca miqve, ata të tjerëve dhe brenda pak kohësh ai ishte kthyer në objekt debati në media.
(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment