Nëntë komuna përsërisin zgjedhjet

Edhe pse ka me tepër se një muaj që kanë kaluar zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri ato ende nuk kanë përfunduar. Në nëntë komuna të vendit pritet të ketë zgjedhje nga fillimi.

Teksa pritet shpallja e datës së votimit në këto komuna, procesi i certifikimit përfundimtar të rezultateve do të finalizohet.

Në këto komuna ka pasur problematika të ndryshme, që nga pamudësia për të zhvilluar zgjedhjet e deri tek problematika në proces, të cilat detyruan Kolegjin të kthejë rezultatin dhe të vendosë përsëritjen e zgjedhjeve, raportoi të hënën Panorama.

Komunat ku do të përsëriten zgjedhjet janë: Shllak, Pishaj, Zall-Dardhë, Armen, Shalë, Finiq dhe Mollaj.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment