“Amaneti” hungarez për Tiranën.

Ambasadori i BE në Tirane, Ettore Sequi, ai i Hungarisë, Sandro Molnari dhe ai i Spanjës, Rafael Perez në një konferencë të përbashkët për shtyp i kane bere nje bilance arritjeve presidences hungareze. 30 qershori ishte dita fundit e kesaj presidence stafeten e te ciles do ta marre Polonia.
Ambasadori Hungarisë, Sandro Molnari tha se megjithese eshte dita e fundit e presidences hungareze ne Bruksel pritet te merren disa vendime te rendesishme per rajonin.Ato kane te bejne me mbylljen e bisedimeve per anetaresimin e Kroacise ne BE.

Per sa i perket zgjerimit edhe Serbia ka hedhur hapa drejt integrimit europian. Ndersa Malin e Zi ambasadori Molnari e shikon shume afer nisjes se negociatave per antaresim. Lidhur me Shqiperine ambasadori Molnari pohoi se Hungaria e mbeshtet statusin e vendit kandidat per Shqiperine, por kaq nuk mjafton.

“Synimi kryesor per Shqiperine duhet te jete arritja e marrjes se statusit te vendit kandidat. Celesi arritjes se ketij objektivi eshte realizimi 12 prioriteve te vendosura nga Komisioni Europian. Perpara zgjedhjeve pame qe kishte filluar puna per planin e veprimit nga qeveria per hartimin e opinionit te BE-s. Meqenese porcesi post zgjedhor eshte ende ne vazhdimesi do te doja te theksoja se nuk ka asnje alternative pervec rifillimit te dialogut mes qeverise dhe opozites per hapat qe duhen ndermarre ne pershpejtimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE”, tha Molnari.

Ambasadori i BE në Tirane, Ettore Sequi ka rikujtuar deklaraten e ministrave te Jashtem te BE-se per Shqiperine.

“Keshilli i ministrave te Jashtem, ne mbledhjen e fundit hartoi nje dokument me disa sugjerime. Ne piken kater te tij thuhet se BE i ben thirrje qeverise dhe opozites qe ne menyre urgjente t'i kthehen dialogut politik dhe te tejkalojne ngercin e gjate politik. Shpresoj shume qe procesi itegrimi te kosiderohet nga Shqiperia nje axhende kombetare”, tha Sequi.

Ambasadori Hungarise duke folur per aktualitetin e mprehte politik pas zgjedhjeve te 8 Majit beri thirrje per respektimin e institucioneve ligjore.

“Pavarsisht se cili do te jete rezultati qe do te dale nga kolegji zgjedhor une shpresoj shume se palet ta pranojne vendimin sepse ne nje vend ku sundon ligji dhe shteti se drejtes duhet te pranohet vendimi insitucioneve ligjore. Sic edhe e thote dokumenti i ministrave te jashtem te BE, ne shqiperi duhet te vazhdoje reforma elektorale pasi do te kete edhe zgjedhje te tjera”, tha ambasadori hungarez.(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment