Shpjegimet ndaj FMN-së shtyjnë Ligjin për vlerat e luftës?

Sipas zyrtarëve qeveritar Ligji për vlerat e luftës është hartuar dhe bërë gati të shkojë në Kuvend, mirëpo tash sipas zyrtarëve qeveritar ka qenë FMN ajo që ka kërkuar shpjegime më të hollësishme lidhur me disa nene të veçanta.Këto komente zëvendëskryeministri Kuçi i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u miratua Projektligji i prokurimit publik, ai për Komisionin e pavarur për media, Projektligji për transmetuesin publik të Kosovës etj.

Veteranët e UÇK-së kanë hyrë në muajin e dytë të qëndrimit të tyre në tenda para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ata nuk janë bindur as nga premtimet e drejtuesit e Qeverisë, as nga drejtuesit e Kuvendit që ta ndërpresin grevën, duke u shprehur këmbëngulës në vazhdimin e saj deri në miratimin e plotë të ligjit. (telegrafi.com)





No comments:

Post a Comment