“Daily News”: Shqipëria po humb hapin.

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë që prej zgjedhjeve politike të vitit 2009, duke u vazhduar të thellohet pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, vazhdon të trajtohet nga mediat ndërkombëtare. Këtë herë, gazeta “Daily News” trajton problematikat e Shqipërisë në 20 vitet e demokracisë, si dhe përpjekjet për integrim në strukturat evropiane. Zgjedhjet e 8 majit, ishin një mundësi e mirë për të bërë hapa para drejt integrimit sipas diplomatëve evropianë, por procesi zgjedhor i 8 majit rezultoi të jetë një mundësi e humbur.

“Daily News” shkruan se evropianët, janë të lodhur nga Shqipëria. Për rreth dy vjet, që nga zgjedhjet e kontestuara politike të vitit 2009, vendi është duke kaluar një krizë politike, si pasojë e së cilës një sërë reformash, që kërkojnë 3/5 e votave në parlament, mbeten të bllokuara.

Në janar të vitit 2011, kjo krizë u kthye e dhunshme ku gjatë një demonstrate të opozitës mbetën të vrarë 4 protestues. Në Shqipëri ka një mungesë të theksuar dialogu midis opozitës dhe shumicës.

Përpjekjet e BE dhe Amerikës për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës nuk dhanë rezultat, shkruan gazeta.(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment