Agjenti: Denilson tek Milan ? Vetëm spekulim

Agjenti i Denilson ka mohuar faktin se mesfushori mund të largohet nga Arsenal.

“Nuk di asgjë për Milanin, por besoj se për momentin ato janë vetëm spekulime”, u shpreh ai për calciomercato.it.

“E vetmja gjë e sigurtë është se nëse nuk ndodh asgjë në ditën vijuese, ai do të jetë prezent në kampin trajnues të skuadrës më 7 Korrik”.

“Për momentin nuk ka negociata. Me Arsene Wenger shpesh flasim për çështje të tjera, por kurrë nuk kemi folur për një largim të Denilson”. (lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment