Rrufeja vret 18 nxënës dhe plagos 51!

18 nxënës të shkollës fillore kanë gjetur vdekjen dhe 51 janë palgosur seriozisht, si pasojë e një rrufeje që ka goditur shkollën e tyre në veri të Ugandës, shkruajnë sot gaztetat e vendit afrikan.
Rrufeja goditi në shkollën fillore Raniania, rreth 250 km nga Kabala, teksa fëmijët prisnin të përfundonte shiu i rrëmbyeshëm dhe të ktheheshin në shtëpitë e tyre, shkruan The New Vision.

Forca të ruajtjes së rendit dhe vullnetarë, kanë transportuar të plagosurit në spital, por numri i të vdekurve pritet të rritet, sikurse shkruan gazeta, duke iu referuar inspektorit të arsimit të zonës.

“Gjendja në spital është kaotike, ku policia përpiqet të mbajë larg spitalit prindërit që mundohen të futen në të”, tha ai.

Vdekjet dhe plagosjet nga rrufetë, kohët e fundit, janë shtuar në Uganda.(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment