Bilardo: Dëbimi i River Plates do ta lëndojë Kupën e Amerikës

Menaxheri gjeneral i Argjentinës, Carlos Bilardo ka shprehur frikën e tij se dëbimi historik i River Plates mund të ketë impakt negativ në Kupën e Amerikës dhe t’i inkurajojë fansat të qëndrojnë sa më larg.

“Dëbimi i River do të ketë impakt negativ në Kupën e Amerikës sepse atje do të jenë shumë fansa të cilët tani, nuk kanë dëshirë të shkojnë dhe të shikojnë futboll”,deklaroi Bilardo përTelam.

“Është sepse River diçka special, sikur Boca. Ja pse dëbimi i tyre, do ta lëndojë futbollin Argjentinas. Kurrë nuk kam qenë aq i befasuar për diçka”.

“Sidoqoftë nëse shikoni, Argjentina duhet ta fitojë këtë garë, sepse është bërë ca kohë që nuk ka fituar asgjë. Shpresoj se këtë herë do ta bëjmë këtë”, shtoi ai. 
(lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment